Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dogana kap 876 kilogramë duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren

GD
Gazeta Demos29 shtator 2026 në 11:49
Dogana kap 876 kilogramë duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren

Njësitet e Sektorit Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë konfiskuar 876 kilogramë duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë gjatë një kontrolli në disa hapësira depoje në Prizren.

Kontrolli është kryer më 28 shtator, bazuar në informacione të siguruara nga terreni.

Sipas të dhënave të Doganës, gjatë kontrollit janë gjetur 791 kilogramë duhan i grirë i paketuar dhe 85 kilogramë duhan i grirë i papaketuar.

Po ashtu, janë sekuestruar 21 mijë cigare të markës “Marble” pa banderolë, si dhe 97 mijë cigare me banderolë të Bosnjës dhe Hercegovinës, por pa banderolë të Republikës së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Doganës dhe prokurori kujdestar.

Personi përgjegjës për hapësirat ku është gjetur malli është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Malli është dërguar për ruajtje nën mbikëqyrje doganore, ndërsa rasti po hetohet në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente.

kilogramëduhanmijë

Të ngjashme

Dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren

Dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren

09:04
“40 milionë e 611 mijë e 855 euro” – Gërvalla me detaje tregon sa i kushtoi buxhetit të Kosovës mbrojtja e krerëve të UÇK-së në Hagë

“40 milionë e 611 mijë e 855 euro” – Gërvalla me detaje tregon sa i kushtoi buxhetit të Kosovës mbrojtja e krerëve të UÇK-së në Hagë

18:06

Më shumë nga Lajme

  • 12:36Ymeri: Fatkeqësia jonë është sistemi, jo vetëm individi
  • 12:33Kuvendi i Prishtinës miraton buxhetin për vitin 2027
  • 12:32Kusari-Lila: Deri më 6 tetor duhet të zgjidhet presidenti dhe të ketë dakordim për ndryshimin e Ligjit për Specialen
  • 12:09Von der Leyen vjen në Kosovë më 1 tetor, këto janë takimet e saj në Prishtinë
  • 12:04Vdes Musa Rexhaj, veprimtar i LDK’së