Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Kërcënim serioz për sundim të ligjit dhe mirëqenien e qytetarëve”, institucionet e drejtësisë intensifikojnë luftën kundër fajdesë

GD
Gazeta Demos14 gusht 2025 në 15:16
“Kërcënim serioz për sundim të ligjit dhe mirëqenien e qytetarëve”, institucionet e drejtësisë intensifikojnë luftën kundër fajdesë

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë mbajtur një takim me kryeprokurorët si dhe drejtorët e njësive të hetimeve në Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimi, qëllimi i këtij takimi ishte intensifikimi i veprimeve të përbashkëta për luftimin e veprimtarisë kriminale të fajdesë Kosovë.

Gjatë takimit u theksua se fajdeja paraqet një rrezik serioz për sundimin e ligjit dhe mirëqenien e qytetarëve. Palët u zotuan për hetim dhe ndjekje të vendosur të grupeve kriminale, si dhe për ngrirjen dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të jashtëligjshme.

“Gjatë diskutimeve u theksua se vepra penale e fajdesë paraqet një kërcënim serioz për sundimin e ligjit, rendin kushtetues dhe mirëqenien e qytetarëve. U vlerësua se përballja me këtë aktivitet të kundërligjshëm kërkon strategji të mirëfillta dhe veprime të koordinuara, të vendosura dhe të vazhdueshme nga të gjitha institucionet ligjzbatuese”, thuhet në njoftim.

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, së bashku me kryeprokurorët dhe drejtorët e njësive të hetimeve, ritheksuan përkushtimin e plotë institucional për hetimin, ndjekjen dhe goditjen me vendosmëri të çdo individi apo grupi kriminal që përfiton në mënyrë të jashtëligjshme përmes fajdesë ose veprimtarive të tjera kriminale.

“Ata konfirmuan edhe angazhimin për ngrirjen dhe sekuestrimin e pasurive të fituara nga këto veprimtari të kundërligjshme”.

Më shumë nga Lajme

  • 16:08Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për kri’met e luftës në Ballkan?
  • 15:40Rama njofton për ecurinë e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”
  • 15:39Haxhiu për tri viktimat e identifikuara: 27 vjet pritje, sot familjet morën përgjigjen
  • 15:26“Jo në emrin tim!”, diaspora në Zvicër protestojnë ndaj vendimit të Speciales
  • 15:26Incident i rëndë në Korish të Prizrenit, dyshohet se një person tentoi ta vrasë komshiun