Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Keqpërdorimet me leje të armëve, çka iu sekuestrua katër të arrestuarve?

GD
Gazeta Demos19 janar 2026 në 15:06
Keqpërdorimet me leje të armëve, çka iu sekuestrua katër të arrestuarve?

Dy zyrtarë të Ministrisë së Punëve dhe dy zyrtarë të një kompanie private janë prangosur sot në aksionin e zhvilluar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi, thotë se tre nga të arrestuarit janë burra dhe një grua.

Pos tjerash, ky aksion u zhvillua në katër lokacione të ndryshme, duke përfshirë dy shtëpi/banesa private, një lokal afarist dhe një zyrë.

Përmes hetimeve të zhvilluara, ku janë aplikuar masat e veçanta të hetimit, janë siguruar dëshmi të mjaftueshme për të dëshmuar veprat penale si: “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit në sektorin privat”.

Lidhur me rastin dyshohet se katër të dyshuarit janë përfshirë në veprat penale të lartcekura, duke marrë ryshfet nga persona të ndryshëm të cilët janë pajisur me certifikatë për leje të armës pa prezencën e tyre, siç e parasheh ligji dhe procedurat tjera vijuese.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar përkohësisht: shtatë telefona celularë, dosje dhe dokumente relevante në lidhje me rastin, ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Më shumë nga Lajme

  • 19:48Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, nëse nuk i ke votat t’i japim ne
  • 19:46Trump: Irani ka një inflacion 300%, nuk ka asnjë vlerë! Janë negociatorë dinakë
  • 19:46Kusari-Lila dhe ambasadorët e Kosovës diskutojnë për promovimin e eksporteve dhe tërheqjen e investimeve
  • 19:44Gjini: Kosova rrezikon bllokadën totale, po shpërfillet Kushtetuta
  • 19:26Cakolli-Deharit: Në Kushtetutë janë së paku 40 afate, vetëm për 8 ka sanksione