Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kelmendi kërkon rritje të efikasitetit në shitjen e pasurive të konfiskuara

GD
Gazeta Demos25 korrik 2025 në 16:09
Kelmendi kërkon rritje të efikasitetit në shitjen e pasurive të konfiskuara

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka kërkuar nga kryeprokurorët e prokurorive rritje të efikasitetit në shitjen e pasurive të konfiskuara, me theks të veçantë tek automjetet, për të shmangur humbjen e vlerës së tyre.

Kjo kërkesë u bë gjatë kolegjiumit të rregullt të mbajtur në Prishtinë, ku morën pjesë të gjithë kryeprokurorët, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorë nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në këtë takim u diskutua edhe për performancën e sistemit prokurorial gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025 dhe nevojën për zbatim të unifikuar të akteve nënligjore në fuqi.

Në hapje të kolegjiumit, u prezantua projekti rajonal “Integriteti gjyqësor” nga përfaqësuesi i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Nick Hawkins, i cili theksoi synimet për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies në sistemin e drejtësisë.

Në përmbyllje të takimit, u.d. Kryeprokurori Kelmendi theksoi se shitja e pasurive të konfiskuara duhet të trajtohet me prioritet, për të garantuar që të ardhurat nga këto pasuri të mos zvogëlohen për shkak të neglizhencës apo vonesave.

Më shumë nga Lajme

  • 14:18BE publikon raportin për Kosovën: 35 sulme ndaj gazetarëve, përmendet edhe gjuha e Kurtit ndaj mediave
  • 14:17Drejtori i anti-drogës për sekuestrimin e 36 kg heroinë: E transportuan të kamufluar si mall komercial nga Irani
  • 14:14Rasti i Arlindës: Prokuroria Speciale po shqyrton dyshimet për policët, prokurorët dhe gjyqtarët
  • 14:11BE: Marrëveshja e Ohrit Kosovë-Serbi është ligjërisht obligative, formalitetet s’duhet të jenë pengesë për zbatim
  • 14:10Terras: Bllokada politike i kushtoi Kosovës një vit e gjysmë të humbur në reforma dhe përparim