Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KEK thotë se për dy muaj ka prodhuar 110 mijë MWh më shumë se para një viti

GD
Gazeta Demos8 shkurt 2026 në 15:12
KEK thotë se për dy muaj ka prodhuar 110 mijë MWh më shumë se para një viti

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se gjatë muajit dhjetor 2025, prodhimi i energjisë elektrike ka arritur në 127% të nivelit të regjistruar në të njëjtin muaj të vitit paraprak, që përfaqëson 27% rritje, respektivisht 46,539 MWh më shumë energji elektrike.

Ndërsa gjatë muajit janar 2026, prodhimi ka shënuar 132.9% të nivelit të janarit të vitit paraprak, që përkthehet në rritje prej 32.9%, ose 63,003 MWh më shumë energji elektrike.

“Në total, gjatë këtyre dy muajve, KEK Sh.A. ka realizuar një rritje të konsiderueshme të prodhimit prej rreth 110 mijë MWh, më shumë energji elektrike krahasuar me periudhën përkatëse të viteve paraprake, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmbushjen e kërkesës për energji elektrike në vend.”

KEK thotë se “këto rezultate janë dëshmi e punës profesionale, përkushtimit dhe angazhimit të punonjësve, stafit teknik dhe operativ të KEK”.

“KEK Sh.A. mbetet e përkushtuar ndaj operimit të sigurt, efikas dhe transparent, në funksion të interesit publik dhe forcimit të sigurisë energjetike të Republikës së Kosovës.”

Më shumë nga Lajme

  • 09:52Shpërthimi në Ibër-Lepenc, dalin para Gjyaktës vëllezërit Viçentijeviq dhe Igor Dimoviq
  • 09:40“Liria ka emër” dhe logoja e UÇK-së shfaqen në ndeshjen Belgjikë-Francë
  • 09:23Miftaraj: Ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale është proces tejet kompleks
  • 09:04Dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren
  • 08:34Gucati për Marshin e 1 Tetorit: Pres pjesëmarrje nga të gjitha trevat shqiptare, në apel do të dalim fitimtarë