Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KE’ja pret heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës në javët e ardhshme

GD
Gazeta Demos15 janar 2026 në 15:47
KE’ja pret heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës në javët e ardhshme

Komisioni Evropian (KE) ka konfirmuar se pret heqjen e plotë e masave ndaj Kosovës në javët e ardhshme.

Jan Gert Koopman, drejtor i Drejtorisë për Zgjerim në KE, theksoi se bëhet fjalë për lirimin e më shumë se 400 milionë eurove, përfshirë edhe masat që KE-ja i kishte hequr fillimisht në dhjetor të vitit të kaluar.

Ai shpjegoi se institucionet po punojnë paralelisht në programimin e mjeteve dhe në kontraktimin e projekteve që do të financohen.

“Midis programimit dhe kontraktimit, në praktikë do të hiqnim të gjitha masat financiare në javët e ardhshme, dhe kjo është pikërisht ajo që ka deklaruar kryetarja jonë dhe çfarë po bëjmë aktualisht”, deklaroi Koopman para Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Parlamentit Evropian.

Bashkimi Evropian (BE) vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023, pa ndjekur procedurat përkatëse që kërkohen për një vendim të tillë. Masat kishin të benën me pezullim të financimit dhe të takimeve dypalëshe midis zyrtarëve evropianë dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës.

Masat u vendosën si përgjigje për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, pasi kryetarët shqiptarë të katër komunave në veri morën mandatin.

Atëbotë pati edhe përplasje mes protestuesve serbë me forcat e sigurisë, përfshirë me pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Teksa po hiqen masat ekonomike, ende nuk ka një shpjegim zyrtar se si do të veprohet sa u përket masave politike, pra takimeve të zyrtarëve të BE-së me ata të ekzekutivit kosovarë.

Zyrtarët evropianë theksojnë se ka marrëveshje edhe për këtë çështje dhe se ajo do të zbatohet “spontanisht”, menjëherë pas konstitutimit të Kuvendit të ri të Kosovës dhe formimit të Qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit./REL

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë