Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën, më 09.09.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik.
Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Ky është orari sipas rajoneve:
Prishtinë
Nga NS 220/10kV Drenasi do të ndërpritet:
Dalja 10kV J03 Baicë (kodi: 16100008) nga ora 10:00 deri 11:00
Vendet: Baincë, Abri, Tërdevc, Damanek.
Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele
Nga TS 35/10kV Drenasi do të ndërpritet:
Dalja 10 [kV] J04 Poklek i ri (kodi: 16100007) nga ora 11:00 deri 12:00.
Vendet: Poklek i ri, Korretica e ulët, Komoran Bashota, Komoran, Mulliri Komoran, Banesat Poklek, Hib Petrol Zabel
Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele
Nga TS 35/10kV Drenasi do të ndërpritet:
Dalja 10 [kV] J05 Gurthyesi K. Drenicës (kodi: 16100052) nga ora 12:00 deri 13:00.
Vendet: Gurethyesi
Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele
Nga NS 220/10 [kV] Drenasi do të ndërpritet:
Dalja 10[kV] J11 Zabeli i Ulët (kodi: 16100005) nga ora 13:00 deri 14:00.
Vendet: Zabel i ulët, Komoran, Hib Petroll Llapushnik, Haxha, Hajdini Palace.
Arsyeja: Testimi i Mbrojtjes Rele
Nga TS 110/35/10[kV] Palaj do të ndërpritet:
Dalja 10kV Prilluzha (kodi: 18024003) prej orës 10:00 deri 15:30
Vendet: Fidanishte, Fidanishte Kastriot, Hashant, Elektro Monti, Palaj, një pjesë e Stanovcit të Ulët, Prilluzha, Lumi i Madh, Gllavotini, Bivolaku, Zhilivoda, Strovci dhe Bequku
Arsyeja: Pastrim i trasesë
Nga TS 110/35/10kV Prishtina 1 (H02) dhe Ardhja nga Artana (H03) do të ndërpritet:
NS 35/10kV Badovci (H03) pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 12:30 deri 17:00
Vendet: Mramori, Slivova, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marevcit, Mareci, Hajvalia, Graçanica, Padalishta, Te mbeturinat, Graçanica, Padalishta, Te mbeturinat, Ibër Lepenci dhe Lindja, Minierat Kishnicë, Minierat Kishnicë Trepça N. Berde, Bejta Komerc Kishnicë, Janjeva, Shashkovci, Akllapi, Terbuvci, Gushterica e Epërme, Shushica, Badovc i Ri, Metaliku-Janjevë, K.U.R. “PRISHTINA”, ”GC METAL” SH.P.K., Florin Imeri,
Arsyeja: Sigurimin e punës pa tension për ngritjen e shtyllës metalike (kapriatës), sipas ZT
Pejë
NS 110/10 [kV] Peja 2 do të ndërpritet:
Dalja 10 [kV] Lumi i Bardhë (kodi: 51000012) prej orës 10:00 deri 15:00
Vendet: Fshatrat: Gllaviqicë, Jabllanica, Jabllanica e Leshanit, Kërstovc, Klinqinë, Leshan, Llabjan, Ramunë, Rosujë, Sferkë dhe Sferka e Thatë.
Arsyeja: Krijimi i lidhëseve në P05 për Daljen Lumi i Bardhë
Prizren
Nga NS 35/10[kV] Zhuri do të ndërpritet:
Dalja 10 [kV] Poslishta (kodi: 30035006) nga ora 10:00 deri 15:30
Vendet: Fshatrat: Grazhdanik, Kobajë, Muradem, Nashec (një pjesë), Poslishtë dhe Vlashnjë.
Arsyeja: Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron
