Kandidati i LDK-së për kryetar të Shtimes, Kastriot Shabani, vazhdon takimet me qytetarë, shkruan Gazeta Demos.

Shabani takimin e radhës e realizoi me familjen Xhema, prej të cilës vjen kandidatja për asambleiste nga kjo parti, Vlora Xhema.

“Takimi me familjarët e saj ishte shumë motivues. Në këtë takim na e konfirmuan edhe njëherë përkrahjen e tyre. Përkahje kjo që na motivon të punojmë edhe më shumë për rezultate superiore në këto zgjedhje”, shkruan ai.