Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar numërimin e votave të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e parkahoshme që janë zhvilluar më 7 qershor në Kosovë.
Sipas rezultateve të deritanishme, janë numëruar rreth 10 për qind e votave, ndërsa procesi i numërimit po vazhdon në të gjitha qendrat komunale.
Në krye të listës aktualisht qëndron lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka arritur të sigurojë 21,798 Vota.
Pas tij, renditet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i cili deri në këtë fazë të numërimit ka grumbulluar 10,299 Vota.
