Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kaq ka shkuar numri i të lënduarve nga protesta e mbrëshme - këto janë lëndimet që i pësuan

GD
Gazeta Demos6 tetor 2026 në 10:38
Kaq ka shkuar numri i të lënduarve nga protesta e mbrëshme - këto janë lëndimet që i pësuan

23 persona janë trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, pas situatës së krijuar gjatë protestës së mbrëmshme.

Sipas përgjigjes së QKUK-së, 15 persona janë paraqitur për shkak të ekspozimit ndaj gazit lotsjellës dhe sprejit.

Në përgjigje thuhet se ata kanë pasur kryesisht simptoma të irritimit të syve dhe rrugëve të frymëmarrjes, përfshirë lotim, djegie të syve dhe kollë.

"Katër persona kanë marrë trajtim për lëndime të shkaktuara nga mjete të forta, kryesisht dëmtime të lehta të indeve të buta, plagë, kontuzione dhe lëndime të tjera traumatike. Ndërsa katër persona të tjerë janë paraqitur me lëndime ose shqetësime të tjera, përfshirë rrëzime, ndrydhje dhe shqetësime të përgjithshme. Në mesin e 23 personave të trajtuar kanë qenë edhe tre zyrtarë policorë të lënduar", thuhet në përgjigje për Klanin.

QKUK ka bërë të ditur se të gjithë pacientët, pas vlerësimit diagnostik, marrjes së trajtimit të nevojshëm dhe stabilizimit të gjendjes, janë liruar për në shtëpi.

Aktualisht, sipas QKUK-së, nuk raportohet për pacientë të hospitalizuar si pasojë e këtyre rasteve.

Lidhur me këtë ka folur edhe drejtori i Emergjencës Naser Syla.

Syla njoftoi se në mesin e të lënduarve është edhe një gazetar.

Drejtori bëri të ditur edhe moshën e personave që kanë pësuar lëndime.

"Moshat kanë qenë të ndryshme, prej adoleshente deri te më të vjetër, 45-50 vjeçari", deklaroi Syla.

kanëlënduarvepersona

Të ngjashme

Mjekët e rinj protestojnë – Racaj kundërshton shifrat e Kurtit, 534 mjekë janë të papunë

Mjekët e rinj protestojnë – Racaj kundërshton shifrat e Kurtit, 534 mjekë janë të papunë

11:11
Studentët paralajmërojnë protestë para Rektoratit, kërkojnë shkarkimin e rektorit

Studentët paralajmërojnë protestë para Rektoratit, kërkojnë shkarkimin e rektorit

21:43
Isni Kilaj tregon se shujtat në Hagë ua kanë sjellë të ngrira

Isni Kilaj tregon se shujtat në Hagë ua kanë sjellë të ngrira

16:04
Një person i lënduar nga erërat e forta mbrëmë në Kosovë, këto janë komunat më të prekura

Një person i lënduar nga erërat e forta mbrëmë në Kosovë, këto janë komunat më të prekura

08:24

Më shumë nga Lajme

  • 19:44Protesta në Tiranë: Policia vendos kordon në rrugë, studentët rreshtohen pranë Kryeministrisë
  • 19:38135 banesa drejt përfundimit në Pejë, Kurti paralajmëron vazhdimin e projekteve në disa komuna
  • 19:18Kërkesa për lirimin e pronave afër xhamisë, gjykata rrëzon vendimin e komunës së Prishtinës
  • 19:05“Dora që s’e rrëzoi dot Serbia!”, Çlirim Haziri me mesazh të fuqishëm për Bacën Jakup
  • 18:59Kraki në Bruksel: Kosova të trajtohet me standarde të njëjta si Ukraina dhe Moldavia