Kapiteni i Policisë së Kosovës, Visar Shala, ka përfunduar me sukses Sesionin e 299-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së (FBI National Academy), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ceremonia e diplomimit është mbajtur më 17 shtator në Quantico të Virxhinias, ku kanë marrë pjesë zyrtarë të institucioneve të zbatimit të ligjit nga SHBA-ja dhe vende të ndryshme të botës.
Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, në këtë sesion kanë marrë pjesë gjithsej 265 zyrtarë të zbatimit të ligjit nga SHBA-ja dhe 29 vende të tjera,




