Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kapet një sasi e marihuanës në pikën kufitare të Vërmicës

GD
Gazeta Demos12 shtator 2025 në 18:15
Kapet një sasi e marihuanës në pikën kufitare të Vërmicës

Një sasi e substancës së dyshuar narkotike është zbuluar nga autoritetet kosovare në pikën kufitare të Vërmicë s.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se dje, rreth orës 09:30, gjatë kontrolleve rutinore, zyrtarët doganorë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe njësinë K9 kanë selektuar për kontroll të detajuar një automjet me targa të huaja që po hynte në Kosovë.

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur një grinder (pajisje për bluarje marihuane) dhe një kuti me filtra OCB (Slim Premium Filters), të cilat ngritën dyshime për përdorim të mundshëm të substancave narkotike.

“Pas kontrollit fizik të udhëtarëve, në trupin e njërit prej tyre është zbuluar një pako cigaresh ku brenda saj u gjetën katër (4) qese plastike me substancë narkotike marihuanë”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Për rastin është informuar Prokuroria kompetente dhe njësia për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve (DHTN) në Prizren, të cilët kanë marrë në dorëzim të dyshuarin dhe dëshmitë për veprime të mëtejshme ligjore.

“Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në parandalimin e trafikimit të substancave narkotike, duke kontribuar në garantimin e sigurisë së kufijve, rendit publik dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.”, thuhet më tej në reagim.

Më shumë nga Lajme

  • 12:31Kurti e Abdixhiku pas pak pritet të takohen në Kuvend
  • 12:25Reagon Avdullah Hoti: Po i përcjell qëndrimet e VV-së, LDK ka vullnet
  • 12:25Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, Komuna e Prishtinës ndërmerr këtë veprim
  • 12:23Arrestohet një person në Shtime, dyshohet për ngacmim seksual
  • 11:50Ambasadori Ajeti pas tragjedisë në Gjermani: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane