Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një i mitur

GD
Gazeta Demos7 mars 2026 në 08:22
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një i mitur

Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi pesë kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një armë zjarri gjatë një aksioni të zhvilluar në Vushtrri, ku është arrestuar edhe një person i mitur i dyshuar.

Rasti ka ndodhur në mbrëmjen e 6 marsit 2026, kur hetuesit policorë të Stacionit Policor në Vushtrri, derisa po trajtonin një rast kanosjeje, kanë siguruar informata dhe dyshime të arsyeshme për posedim të substancave narkotike. Me autorizim të prokurorit, ata kanë realizuar një kontroll në një shtëpi në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë.

Gjatë kontrollit, si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 5 kilogram e 61.4 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe një armë zjarri të llojit pistoletë me gjashtë fishekë.

Në lidhje me rastin është arrestuar një person i dyshuar i moshës së mitur. Për rastin janë njoftuar edhe hetuesit e Njësisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, të cilët së bashku me krim-teknikën e Stacionit Policor në Vushtrri kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe kanë vazhduar me veprime të tjera hetimore.

“Pasi është intervistuar, me udhëzim të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa janë iniciuar rastet penale: ,,Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe ,,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, njofton PK-ja.

Polici

Më shumë nga Lajme

  • 18:48Abdixhiku: S’duam një president të parëndësishëm, por një figurë të respektuar
  • 18:40Çka deklaroi Kurti pas takimit me Abdixhikun?
  • 18:37U lënduan nga zjarri në një hotel në Vlorë, përmirësohet gjendja e tri ferizajaseve
  • 18:19Lajmi i fundit- Përfundon takimi, Kurti flet para mediave
  • 18:16Paralajmërim për rrezikun nga rënia e degëve dhe pemëve në pyjet zvicerane