Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Kallxoj burrit mos me ofendu nanën e tij”, vërshojnë komentet te Haxhiu në postimin për Luan Haradinajn

GD
Gazeta Demos6 maj 2026 në 16:03
“Kallxoj burrit mos me ofendu nanën e tij”, vërshojnë komentet te Haxhiu në postimin për Luan Haradinajn

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar përvjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, Luan Haradinaj.

Në një postim në Facebook, Haxhiu vlerësoi lart figurën e Haradinajt, duke theksuar se ai ishte ndër luftëtarët e parë të UÇK-së dhe një nga njerëzit që hapi rrugën e mbështetjes logjistike nga Shqipëria.

Megjithatë, postimi i saj ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët në rrjetet sociale. Disa prej tyre kanë rikujtuar deklarata të mëhershme, duke thënë se bashkëshorti i saj kishte ofenduar nënën e heroit kombëtar

“Kallxoj burrit tond per luani per te mos ofendu nene e luanit ste vjen keq me shkru per luani per deri sa ofendoni familjen e luanit ne qdo munesi qe ju jepet”, ka shkruar një qytetar në postimin e Haxhiut.

“Me kan gjall a i kishe than kriminel?”, shkruan një tjetër qytetar.

Pati edhe nga ata që Albulena Haxhiut ia kujtuan se Luan Haradinaj është vëllai i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Qitu i i lartsoni a ne anen tjeter jau lshoni zagart mej ofendu ne lloj lloj mnyrash Families Haradinaj ju ben nder ju as emrin kurr mos mjau permen”, thuhet në komentin e një qytetari.

“Luani eshte vllau i Ramushit qe ti nuk ja ke zgat doren ne nje perkujtim. E tash kishe po shkruj diqka”, thuhet në komentin e një qytetari tjetër, raporton Klankosova.tv.

Vitin e kaluar, kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj pati reaguar pas akuzave nga Alban Krasniqi, bashkëshortit të ushtrueses së detyrës së presidentes, për keqpërdorimin e lotëve të nënës së tij në kohë fushate.

Haradinaj u pati shprehur se nuk e ka humbur besimin asnjëherë dhe se nuk është dorëzuar as në ditë më të rënda me bashkëluftëtarë.

“Ditët e mira do të agojnë. Kurrë se kam humbë besimin, e nuk jam dorëzu edhe në ditët më të rënda me bashkëluftëtarët. Na kanë dhënë zemër, forcë e besim, familjet e tyre, populli që ishte me ne, kudo në frontet e luftës dikur. Na inkurajonin miqtë ndërkombëtarë, edhe në temat më të vështira kur po i krijonim themelet e shtetit të Kosovës”, pati deklaruar kryetari i AAK-së

albulena haxhiu

Më shumë nga Lajme

  • 12:46PDK: Moskonstituimi i Kuvendit është vazhdim i bllokadës institucionale nga Kurti
  • 12:44Çitaku i reagon Kurtit: Albin, mjaft – konstituoje Kuvendin dhe lëre Kosovën të ecë përpara
  • 12:44Ndërprerja e seancës, Gjini: Ky është kulmi i paftyrësisë
  • 12:42IKD: Ndërprerja e seancës cenon Kushtetutën, s’arsyetohet me mungesën e marrëveshjes
  • 12:41A lejohet shtyrja e seancës konstituive? Tregon ish-gjyqtari i Kushtetueses