Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kajtazi paralajmëron rikthimin e garës Kurti – Osmani

GD
Gazeta Demos5 prill 2026 në 21:56
Kajtazi paralajmëron rikthimin e garës Kurti – Osmani

Gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani mund të përballen sërish në një garë zgjedhore.

Sipas tij, situata politike tashmë ka ndryshuar ndjeshëm, pasi aleanca mes Kurtit dhe Osmanit tashmë ka përfunduar.

Kajtazi tha në emisionin “VV Show” se Osmani pritet të rikthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe të garojë si kandidate për kryeministre në zgjedhjet që mund të mbahen në muajin qershor.

“Pas gati shtatë vjetësh që kur Albin Kurti e Vjosa Osmani ishin në garë si kundërshtarë politik, njëri kandidat i LVV për kryeministër dhe tjetra kandidate e LDK-së për kryeministër. Gjasat janë që sërish ata dy të ballafaqohen në një garë të ngjashme. Tani situata është pak më ndryshe. Aleanca e tyre shtatë vjeçare mori fund. Vjosa Osmani pritet të jetë kandidate e LDK-së për kryeministre, pra me një grup njerëzish të saj ti bashkohet LDK-së në zgjedhjet që pritet të mbahen në qershor të këtij viti. Po them që pritet të mbahen sepse Kurti nuk po jep asnjë sinjal që do kompromis për çështjen e presidentit.

Madje u rikonfirmua që ata e kanë Glauk Konjufcën për president. Sikurse u dëshmua edhe me gjuhën e tij në Kuvend se ai nuk do kompromis por do sërish thellimin e ndarjes mes subjekteve politike dhe mediave si “gogoli” që identifkon Albin Kurti me të cilat pritet të luftojë sërish. Por si do të jetë gara mes Kurtit dhe Osmanit. Të dhënat na tregojnë se kur këta dy u ballafaquan për herë të parë më 2019 rezultati ishte shumë i ngushtë. LVV kishte fituar 26.3% apo 221,000 vota. LDK me Osmanin kandidate 24.5% apo 206,000 vota. PDK 21.2%, AAK dhe PSD 11.5%”, tha Kajzazi.

Vehbi Kajtazi

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Policia ndalon transportuesit e marihuanës në Mitrovicë, të dyshuarit sulmuan zyrtarët
  • 23:28Vuçiqi shpërthen ndaj Komandantit të KFOR-it pasi Urën e Ibrit tani do ta ruajë Policia e Kosovës
  • 23:10Përplasja për Ibrin, Vuçiç i përgjigjet BE-së
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike