Opinionisti Vehbi Kajtazi në “Rubikon” tha se Kosova po përballet me një krizë politike për shkak të interesave personale, ndërsa tha aleancat me ShBA nuk janë garanci e përjetshme.
Ai vuri në dukje se siguria në vend mbetet nën kujdesin e KFOR-it dhe kritikon propagandën politike për qëllime elektorale, me theks të veçantë përmend dronët “Bajraktar”.
“Lindja e Mesme për botën mendoj se është Ballkani për Evropën. Si pjesë e Ballkanit me gjasë jemi tu e marrë si të mirëqenë këtë sigurinë që e kemi prej SHBA, dhe idenë se ata e kanë njëfar obligimi me na mbrojt neve përjetësisht”
