Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka zgjatur afatin për aplikim në Provimin e Maturës Shtetërore, me qëllim që të gjithë nxënësit që kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit të kenë mundësi të përfshihen në proces.
“Me qëllim që t’u jepet mundësia të gjithë nxënësve të aplikojnë, afati i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore zgjatet deri të hënën, më 24.08.2026, në orën 11:00”, thuhet në njoftimin e MASh-it.
Kjo ministri thekson se aprovimi i aplikimeve do të bëhet po atë ditë, deri në orën 12:00.
Rreth 1 mijë nxënës ende pa aplikuar
