Gjatë realizimit të aktiviteteve operative në terren për mbrojtjen e pyjeve, në rajonin e Kaçanikut është trajtuar një rast i vjedhjes së pyllit.
Njësitet policore të Kaçanikut kanë hasur një automjet pikap me targa vendore, ku i dyshuari ishte duke prerë dru me motosharre dhe duke i përgatitur për transport.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti “Vjedhje e pyllit”, ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
