Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Ka konfirmimin nga mjeku”, Xhaka mohon akuzat për certifikatën e COVID-19

GD
Gazeta Demos20 shtator 2026 në 10:25
“Ka konfirmimin nga mjeku”, Xhaka mohon akuzat për certifikatën e COVID-19

Granit Xhaka është vënë nën hetim nga autoritetet zvicerane për dyshimet se kishte siguruar një certifikatë të falsifikuar të vaksinimit kundër COVID-19.

Mesfushori i Sunderlandit i ka mohuar akuzat, ndërsa përfaqësuesi i tij, Andreas Bantel, ka deklaruar se Xhaka po bashkëpunon plotësisht me autoritetet dhe është transparent lidhur me çështjen.

“Granit Xhaka po bashkëpunon plotësisht me autoritetet dhe është tërësisht transparent. Ai ka konfirmim nga mjeku i tij se është vaksinuar kundër COVID-19 për herë të parë më 25 janar 2022 dhe për herë të dytë më 11 nëntor 2022”, ka thënë Bantel.

Hetimi po zhvillohet nga Prokuroria Publike e Lucernit dhe lidhet me një mjeke, ordinanca e së cilës ishte bastisur nga policia në vitin 2023, nën dyshimet se kishte lëshuar certifikata të rreme të vaksinimit kundër COVID-19.

Autoritetet po shqyrtojnë nëse Xhaka ishte në mesin e personave që kishin marrë një certifikatë vaksinimi pa u vaksinuar.

Avokati i mjekes, Cornel Borbely, ka deklaruar se klientja e tij pretendon se e ka vaksinuar Xhakën.

Xhaka pritet të merret në pyetje nga autoritetet zvicerane, potencialisht në fillim të tetorit.

Mesfushori 33-vjeçar iu bashkua Sunderlandit në korrik të vitit 2025 nga Bayer Leverkusen, ndërsa më herët gjatë karrierës ka luajtur edhe për Arsenalin.

xhakacovid-19autoritetet

Më shumë nga Lajme

  • 11:24Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet drejtues i Komitetit Ushtarak të NATO-s
  • 11:16Kraki: Boll më me ndasitë, e kemi një UÇK dhe një qëllim
  • 11:06Me emblemën e UÇK-së në skenë, Yll Limani emocionohet: Zemra e Kosovës është në Hagë, ata duhet të kthehen
  • 10:42Arrestohen dy persona në Merdare, dyshohet se hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë
  • 10:40Arrestohen dy shtetas serbë në Jarinjë, u sekuestrohen pesë thika dhe materiale me mbishkrime nacionaliste