Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë, pasi gjatë kontrollit tek ta janë gjetur dhe sekuestruar disa sende.
Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar pesë thika, një vulë serbe, një kartë identiteti të një organizate në të cilën njëri prej tyre ishte i anëtarësuar, dy maica me mbishkrime nacionaliste, një logo me flamurin e Serbisë, dy pajisje të përshkruara si shumë funksionale dhe një kamerë GoPro.
“SPK Jarinje 19.09.2026-09:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj serb, shtetas të Serbisë, pasi gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 5 thika, një Vulë serbe dhe një ID kartë e një organizate në të cilën ishte i anëtarësuar, dy maica me mbishkrime nacionaliste, një logo e flamurit të Serbisë, dy paisje shumë funksionale, një kamerë GO PRO. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.
