Inspektorati i Punës ka konstatuar shkeljet e RTK-së për degradimin e gazetares Blerta Foniqi. Juristja e mediave, Flutura Kusari në një reagoi tha se “metodat e VV-së nuk kalojnë” dhe uroi gazetaren për fitoren në të drejtën e saj.
Postimi i plotë:
Metodat e Vetëvendosjes, alla Viktor Orban, për ta kontrolluar tërësisht RTK-në nuk kalojnë!
Redaktorja lajmeve qëndrore Blerta Foniqi është larguar nga edicioni i lajmeve për shkak se kishte raportuar për një raport të një organizate ndërkombëtare ku kritikohej RTK-ja. Kjo ka qenë vetëm një shkas për ta larguar nga lajmet qendrore.
Së fundmi, Blerta ka qenë filtri i vetëm ndaj propagandës në lajmet qendrore. Me largimin e saj, lajmet qendrore u shndërruan në përralla politike, të shkruara në selinë e VV dhe të lexuara në TV pak para kohës së gjumit të fëmijëve.
