Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga ora 14:00.
Konferenca vjen një ditë pasi Gërvalla lajmëroi se e procedoi drejt Qeverisë Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, për të cilin tha se “duhet dhe do ta jetësojmë”.
Gjithashtu, Gërvalla do të dalë sot para gazetarëve edhe në kohën kur çdo ditë në protestat, që po mbahen në sheshin e Prishtinës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së pas vendimit dënues të Hagës, po kërkohet dorëheqja e saj.



