Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar se Serbia vazhdon të mbetet platforma kryesore për ndikimin rus dhe kinez në Ballkan.
Në një lidhje direkte në emisionin “Rretheqark” në A2CNN, Joseph ka folur për ndikimin e Rusisë në rajon, raportet e Beogradit me Moskën, si dhe për aspiratat e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.
Ai ka theksuar se Rusia ka vepruar vazhdimisht në mënyrë oportuniste në Ballkan, duke shfrytëzuar veçanërisht marrëdhëniet e saj me Serbinë.
“Le të mos harrojmë që nëse po flasim për testimin e NATO-s dhe kufijtë e NATO-s, ka tre vende në Ballkan që s’janë anëtare të NATO-s: Serbia, Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina”, ka thënë Joseph.
Sipas tij, pikërisht Serbia ka rëndësinë më të madhe si platformë për ndikimin rus dhe kinez në rajon.
“Është Serbia që është më sinjifikative si platformë për influencën dashakeqe ruse dhe kineze në rajon”, ka deklaruar ai.


