Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Janina Ymeri: Që nga maji 2025 janë rritur çmimet mbi 4%, po përballemi me opsionet paguaj ose ik

GD
Gazeta Demos24 janar 2026 në 13:59
Janina Ymeri: Që nga maji 2025 janë rritur çmimet mbi 4%, po përballemi me opsionet paguaj ose ik

Kandidatja për deputete e LDK-së, Janin Ymeri, ka thënë se që nga maji i vitit 2025, rritja e çmimeve ka qenë vazhdimisht mbi 4%.

Ymeri ka shkruar se për çdo 1 mijë euro të shpenzuara gjatë 2025-ës, gjatë këtij viti do të shtohen edhe 53 euro për ta mbajtur Kosovën “me qeveri të suksesshme”.

Sipas Ymerit, e cila ka fituar votat e mjaftueshme për të hyrë në Kuvend, sa më shumë çmime të larta, aq më shumë do të ketë të hyra nga Dogana të cilat do të përdoren për të shpërndarë nga 100 euro.

Postimi i plotë:

Që nga Maji 2025, rritja e çmimeve nuk ka qenë asnjë muaj më pak se 4%. Në dy muajt e fundit, ishte 5.3%.

Për çdo 1000 Euro të shpenzuara vitin e kaluar, këtë vit ja shton 53 Euro për me mbajt Kosovën “me qeveri të suksesshme”.

Po pse kjo nuk i pengon qeverisë?

Se sa më shumë çmimet e larta, aq më shumë para në Doganë për t’u përdorur tutje si karramele transfere 100she, e tenderë me negociata.

Krejt kjo bëhet paralelisht në ndërkohë që ne mendohemi a të paguajmë çmimet a të ikim.

Cilado zgjidhje (paguaj ose ik), i përshtatet Kryeministrit edhe kabinetit deri atëherë kur ne refuzojmë miratimin në heshtje të varfërisë.

Janina Ymeri

Më shumë nga Lajme

  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë
  • 23:08Deputetët e PDK Hoxhaj e Gruda tentojnë të hyjnë në sallën e Kuvendit, nuk u hapet dera
  • 23:02Dyert e mbyllura, sonte s’ka seancë konstituive
  • 23:01Gjini: Kurti po ia qet faqen e zezë vendit