Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

”Jam thellësisht i prekur” – Ministri Sveçla reagon për vdekjen e Agon Zejnullahut: Askush nuk është mbi ligjin

GD
Gazeta Demos8 korrik 2025 në 12:25
”Jam thellësisht i prekur” – Ministri Sveçla reagon për vdekjen e Agon Zejnullahut: Askush nuk është mbi ligjin

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla ka reaguar për vdekjen e 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu, nga Lipjani i cili vdiq pak pas arrestimit nga policia, shkruan Gazeta Demos.

Përmes një shkrimi në Facebook, Sveçla ka shkuar se ndihet i prekur nga ky lajm, duke thënë se sapo është informuar për ngjarjen tronditëse që ndodhi dje, ka kërkuar angazhi urgjent e profesional nga IPK-ja dhe Policia e Kosovës për hetimin e këtij rasti.

”Si Ministër i Punëve të Brendshme, sapo jam informuar për ngjarjen, kam kërkuar angazhim urgjent dhe profesional nga Inspektorati Policor i Kosovës si dhe bashkëpunim të plotë të Policisë së Kosovës gjatë këtij hetimi. Në kuadër të kësaj, hetimet tashmë janë duke u zhvilluar me intensitet maksimal”, shkruan ai.

Tutje ai ka ngushëlluar familjarët për humbjen e djalit të tyre.

Reagimi i plotë:

Jam thellësisht i prekur nga lajmi për vdekjen e qytetarit tonë para mëngjesit të djeshëm në Lipjan.

Si Ministër i Punëve të Brendshme, sapo jam informuar për ngjarjen, kam kërkuar angazhim urgjent dhe profesional nga Inspektorati Policor i Kosovës si dhe bashkëpunim të plotë të Policisë së Kosovës gjatë këtij hetimi. Në kuadër të kësaj, hetimet tashmë janë duke u zhvilluar me intensitet maksimal.

Bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorisë është kyç për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Familjarëve të të ndjerit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Pres që sa më shpejt, të zbardhet e vërteta dhe të gjitha rrethanat si dhe familjarët dhe opinioni publik të njoftohen me të gjitha të gjeturat dhe epilogun e këtij rasti. Askush nuk është mbi ligjin, dhe kushdo që rezulton fajtor do të përballet me drejtësinë dhe do të marrë dënimin e merituar.

Policia e Kosovës, falë profesionalizmit, transparencës dhe përkushtimit në shërbim të qytetarëve, vazhdon të jetë institucioni më i besuar dhe më kredibil në vend. Ky besim duhet ruajtur me çdo kusht dhe pa kursyer askënd pasi besimi qytetarë është jo vetëm vlerë por domosdoshmëri për punën e suksesshme të Policisë së Kosovës. Atë do ta ruajmë me vendosmëri përmes drejtësisë dhe përgjegjësisë për secilin rast.

Më shumë nga Lajme

  • 16:46Gazmend Syla solidarizohet me krerët e UÇK: Nga 16 shtatori edhe na jemi anëtarë të ‘Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale’
  • 16:40Pankarta e qytetarit në protestë: Kryegjykatësi Charles Smith nën siluetën e Albin Kurtit, me çekiç të BE-së në dorë
  • 16:39Familjarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në shesh për protestën “Jo në emrin tim”
  • 16:37Syla: Nga ky shesh i bëjmë thirrje botës demokratike, kërkojmë drejtësi të pastër si lot
  • 16:35Tasholli para protestuesve: Jemi mbledhur për UÇK-në – liria nuk ka parti politike