Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ja si votuan prishtinasit, Vetëvendosje bindshëm e para në kryeqytet

GD
Gazeta Demos29 dhjetor 2025 në 09:20
Ja si votuan prishtinasit, Vetëvendosje bindshëm e para në kryeqytet

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ka votuar dje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2025, duke dhënë një epërsi të qartë për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka dalë fituese në këtë komunë me një diferencë të dukshme ndaj subjekteve të tjera.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje ka marrë 52.94% të votave ose 60,696 vota, duke u pozicionuar bindshëm e para. Në vend të dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 21.98% (25,196 vota), ndërsa e treta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.17% (21,984 vota).

AAK-ja ka marrë 3.66% (4,193 vota), Nisma Socialdemokrate 0.87% (1,002 vota), ndërsa KDTP-ja ka siguruar 0.27% (309 vota).

Në Prishtinë janë numëruar plotësisht të gjitha vendvotimet (262/262 – 100%), ndërsa pjesëmarrja ka qenë e konsiderueshme, ku deri në mbyllje të procesit kanë votuar 119,382 qytetarë, që paraqet 54.38% të votuesve të regjistruar në këtë komunë.

Prishtina edhe këtë herë ka treguar prirjen e saj politike, duke i dhënë avantazh të dukshëm VV-së, ndërsa LDK-ja dhe PDK-ja mbajnë garën për pozitat pasuese në kryeqytet. Rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen pas numërimit të votave me kusht, atyre nga diaspora dhe personave me nevoja të veçanta.

Më shumë nga Lajme

  • 23:42Ky është i propozuari i Shtëpisë së Bardhë, për t’u bërë ambasador amerikan në Kosovë
  • 23:27Hoti fajëson qeverinë për faturat e larta të energjisë: Pasojë e anulimit të projektit të gazit amerikan
  • 22:54Kurti dhe bashkëshortja e tij marrin pjesë në darkën e shtruar nga Macron në Pallatin Élysée
  • 22:41Deda: Kosova duhet të diskutojë me Gjermaninë dhe Francën për anëtarësim në KiE dhe statusin e vendit kandidat në BE
  • 22:39Siljanovska-Davkova në Paris: Evropa nuk mund të jetë e plotë pa një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe demokratik