Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Izraeli përshkallëzon bombardimet, ministri i Mbrojtjes thotë se “Gaza po digjet”

GD
Gazeta Demos16 shtator 2025 në 10:06
Izraeli përshkallëzon bombardimet, ministri i Mbrojtjes thotë se “Gaza po digjet”

Izraeli ka bombarduar rëndë qytetin e Gazës gjatë natës teksa raportimet e pakonfirmuara në uebfaqet Axos dhe JerusalemPost kanë thënë se ushtria tani ka nisur ofensivën tokësore për të pushtuar të gjithë qytetin.

Izraeli ka goditur qendrën e Gazës në një zonë ku po qëndrojnë mijëra njerëz. Zyrtarët palestinezë kanë thënë se ka rritje të numrit të vdekjeve dhe të lëndimeve.

Intensifikimi erdhi pas paralajmërimit të gjatë për pushtim të plotë të qytetit, që është shtëpi e qindra mijëra njerëzve.

E të hënën sekretari amerikan, Marco Rubio, siguroi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për mbështetje të palëkundur amerikane.

E në orët e mëngjesit të martën, ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka shkruar në X se “Gaza po digjet” dhe ka kërcënuar se Izraeli “nuk do të tërhiqet prapa – deri në përfundimin e misionit”.

Izraeli u ka kërkuar rezidentëve të largohen nga zona jugore e Rripit të Gazës. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë thënë se rreth 250 mijë palestinezë janë larguar, por mijëra të tjerë besohet të jenë në zonë.

Disa nuk kanë mundësi të largohen, ndërsa të tjerët nuk shohin siguri askund.

Në Izrael, familjet e pengjeve kanë protestuar para shtëpisë së kryeministrit gjatë natës duke thënë se besojnë që kjo strategji ushtarake e Izraelit po ua rrezikon më të dashurit e tyre. Besohet se 48 pengje janë ende në Gazë, e 20 prej tyre janë gjallë.

Përshkallëzimi në Gazë vjen pasi Netanyahu refuzoi të ndalë sulmet ndaj liderëve të Hamasit pavarësisht kritikave ndërkombëtare për sulmin në Katar.

Izraeli nisi luftën në Gazë një ditë pasi Hamasi më 7 tetor 2023 vrau 1200 njerëz me sulme në Izrael dhe mori 251 pengje. Nga hakmarrja e Izraelit janë vrarë më shumë se 64 mijë njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, të udhëhequr nga Hamasi.

Kriza e urisë tashmë është shpallur zyrtarisht për zonën, e Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se një ofensivë e re do të thellonte edhe më shumë katastrofën.

Më shumë nga Lajme

  • 19:43VATRA i bën thirrje Trump të ndërhyjë për ndaljen e procesit ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë
  • 19:38Pacolli: Ereniku do të jetë lumi i parë në Kosovë që rehabilitohet me zgjidhje natyrore
  • 19:18Nëse keni ndonjë nga këto sëmundje, mos e nënvlerësoni valën e të nxehtit
  • 19:12Molliqaj paralajmëron protesta: Nuk ka rrugë tjetër përballë agjendës së Kurtit
  • 19:10Situata politike në vend, ja se çka deklarojnë nga zyra e BE-së