Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ismaili: Është mundësi e mirë që të dalim më mirë dhe të formojmë një qeveri që merret me jetën e qytetarëve

GD
Gazeta Demos18 maj 2026 në 21:13
Ismaili: Është mundësi e mirë që të dalim më mirë dhe të formojmë një qeveri që merret me jetën e qytetarëve

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili ka thënë se zgjedhjet e ardhshme janë një mundësi e rëndësishme për qytetarët që të ndryshojnë situatën aktuale politike dhe për opozitën që të krijojë një qeveri të re.

“Asesi nuk mendoj që jemi duke shkuar badihava në zgjedhje. Është një mundësi e madhe e popullit të Kosovës për me korrigju një politikë e cila që një kohë të gjatë është duke na sjellë me një cikël të vazhdueshëm të problemeve politike”, deklaroi Ismaili në Dukagjin.

Ai kritikoi kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke thënë se vendi po përballet me një qasje politike që nuk pranon bashkëpunim.

“Jemi bërë pjesë si spektator politik të një personi i cili është kryeneq, kokëfortë, që nuk don bashkëpunim, nuk don me punu me askënd dhe sillemi në zgjedhje të njëpasnjëshme”, u shpreh ai.

Sipas Ismailit, zgjedhjet e 7 qershorit kanë rëndësi të veçantë sidomos për partitë opozitare dhe për PDK-në.

“7 qershori nuk është badihava, është vlerë e madhe, është mundësi e madhe për partitë politike sidomos opozitare. E këtu sidomos PDK, të dalim më mirë, të jemi në gjendje që të formojmë një qeveri që merret me jetën e qytetarit e jo me njëri-tjetrin”, tha Ismaili.

Ai shtoi se PDK synon fitore në zgjedhjet e ardhshme dhe rritje të mbështetjes qytetare.

“Fitorja arrihet me punë. Synojmë me arrit drejt në fitore, synojmë me rrit votën jashtëzakonisht shumë. PDK ka mentalitet fitues. Populli është lodhur me një situatë të tillë politike ku jemi sot”, përfundoi Ismaili.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 17:15Hamza: Presim që Apeli të vendosë drejt për rastin, mbi bazën e fakteve dhe provave
  • 17:02Dënohet me 9 vjet burgim i mituri për vrasjen në Kobaj të Prizrenit
  • 16:53Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë
  • 16:40Kurti sfidohet nga studentet shqiptare në SHBA për mosreagimin e Gërvallës: Reagimi emocional ndaj saj u bën dëm liderëve të UÇK-së
  • 16:38Deliu-Kodra: Presim mbështetjen e partive të tjera për ligjin e propozuar nga PDK-ja