“Kom mendu që për ty jemi në gjendje me bo gjithçka po ja që nuk arritëm t’i përballojmë flakës.”
Këto janë fjalët e nipit të Feride Mazrekut, e cila humbi jetën pasi zjarri kaploi shtëpinë në fshatin Goriq të Malishevës.
Nipi i 53-vjeçares, bën të ditur se Mazreku ishte me aftësi të kufizuara.
“Sot në orët e mbrëmjes e përfshiu zjarri njëren prej shtëpive në oborrin tonë. Pas gjitha përpjekjve, fatkeqsisht nuk arritëm ta shpëtojmë hallën tonë me aftësi të kufizuara. Na bëjë hallall oj hallë. Kom mendu që për ty jemi në gjendje me bo gjithçka po ja që nik arritëm t’i përballojmë flakës.”, shkroi ai në një story.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili tha se viktima ka jetuar vetëm me babanë, i cili nuk ka arritur ta largojë nga shtëpia.
“Një shtëpi në fshatin Goriq të Malishevës është përfshirë nga flakët, ku për pasojë ka mbetur pa shenja jete një grua rreth moshës 53 vjeçare e cila ka qenë duke jetuar vetëm me babanë dhe ka qenë e palëvizshme. Ende nuk dihen rrethanat e zjarrit dhe policia është duke u marrë me rastin”, ka thënë Graishta.