Ai paralajmëroi se, për shkak të situatës së brishtë politike dhe të sigurisë, ka mundësi që ura të përdoret si pretekst nga udhëheqësit serbë lokalë.
“Hapja e urave është në shërbim të qytetarëve të gjithë komuniteteve. Duke njohur situatën politike dhe të sigurisë atje nuk mund ta përjashtojmë që mund të përdoret si pretekst nga ana e komunitetit serb liderëve të tyre që marrin urdhër nga qeveria në Beograd që të japin kuptim tjetër gjoja kjo urë është rrezik për ta”, ka deklaruar Hoxha për Frontonline.