Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ish-shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi, do të jetë dëshmitar i mbrojtjes së Thaçit në Hagë

GD
Gazeta Demos19 shtator 2025 në 12:30
Ish-shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi, do të jetë dëshmitar i mbrojtjes së Thaçit në Hagë

Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Shtetit, profesor Fatos Klosi, ka deklaruar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV se është thirrur si dëshmitar në Gjykatën e Hagës për të dëshmuar në mbrojtje të UÇK-së.

Klosi theksoi se shumë dëshmitarë nuk po akuzojnë drejtpërdrejt komandantët e UÇK-së dhe se mungesa e provave konkrete ka zgjatur procesin.

“Dëshmitarët që janë thirrur në Hagë nuk po përmendin emrat e ish-krerëve të UÇK-së, sepse nuk kanë qenë asgjëkundi në skenë. Edhe nëse kanë bërë ndonjë hile, ose krim, nuk e kanë bërë në sy të dëshmitarëve. Pra, ata nuk po i akuzojnë për gjëra konkrete, por sepse kishin një ushtri dhe nuk ishin në gjendje ta kontrollonin. Ata nuk kanë prova konkrete për komandantët. Ndaj po zgjatet tani procesi. Fakti që po i mbajnë në paraburgim për kaq shumë kohë duket sikur duan t’i shpallin fajtorë, por vështirë të ndodhë. Mua më ka kërkuar mbrojtja si dëshmitar në Hagë. Do të shkoj, por unë nuk kam qenë në Kosovë asokohe, sepse pjesa më e madhe e problemeve janë pasi kanë hyrë ushtritë aleatë në Kosovë, kur UÇK-ja nuk ishte më operative.”

Profesor Klosi shtoi se roli i komandantëve politikë të UÇK-së shpesh keqkuptohet, pasi ata nuk kanë vepruar drejtpërdrejt në terren, por kanë organizuar ushtrinë, gjë që ka vështirësuar gjykimin dhe proceset gjyqësore./dritare.net/

Më shumë nga Lajme

  • 11:43Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik
  • 11:25MPJ e Shqipërisë i reagon Zelenskyt për deklaratat kundër pavarësisë së Kosovës në Beograd: Qëndrojmë fort para sovranitetit të saj
  • 11:08Gazeta zvicerane “20 Minuten” raporton incidentin në Kuvend: Deputetja opozitare gjuan me vezë Albin Kurtin
  • 11:03Ky është mjeku Rrahman Maxharraj që u aksidentua dje në Prishtinë
  • 10:31Serbi kontrollohet në Bërnjak, i gjendet sprej, shufër metalike e imitim arme