Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ish-policit Arbnor Spahiu i zgjatet paraburgimi edhe për tre muaj në Serbi, familja kërkon ndihmë financiare

GD
Gazeta Demos5 shtator 2025 në 14:40
Ish-policit Arbnor Spahiu i zgjatet paraburgimi edhe për tre muaj në Serbi, familja kërkon ndihmë financiare

Serbia i ka caktuar edhe tre muaj paraburgim ish-policit të Njësisë Speciale të Kosovës, Arbnor Spahiut.

Bashkëshortja e tij, Arieta Spahiu e cila e kishte vizituar një ditë më parë ka treguar detaje.

Ajo tregon se ka kontaktuar me të gjithë krerët e vendit, por asnjëri nuk ka dhënë asnjë lloj përgjigje.

“Në fillim nuk është trajtuar mirë psikikisht. Janë mundu me detyru me pranu diçka që nuk ka bërë. Unë kam kontaktu me presidenten, kryeministrin, Albulena Haxhiun e gjithë të tjerët dhe nuk kam asnjë përgjigje. Na kanë ndihmu Policia, populli e familjarët”, thotë ajo në Radio Dukagjini..

Familja e tij, përveç që duhet të përballen me tensionin që ka prodhuar procesi kanë edhe vështirësi financiare për shpenzimet e mëdha për proceduarat gjyqësore.

Ata kërkojnë ndihmën e të gjithëve për të vazhduar betejën për drejtësi.

➡️ Detajet e llogarisë:

IBAN: XK051507011002518930

Emri: Arieta Spahiu (bashkëshortja e Arbnorit)

Raiffeisen Bank Kosovo – SWIFT: RBKXKPRXXX

Ndryseh, ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës Arbnor Spahiu, po mbahet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”. Spahiu dyshohet se ka kryer këtë vepër në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – ku një grup i serbëve të armatosur ka sulmuar Policinë e Kosovës në shtator 2023 – duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në përleshjet me armë që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Sipas avokatëve ky veprim është i motivuar politikisht dhe i pambështetur në asnjë provë konkrete, ngase Spahiu ka përfunduar shërbimin në Policinë e Kosovës që nga nëntori i vitit 2021 dhe nuk ka lidhje me rastin e Banjskës të vitit 2023.

Më shumë nga Lajme

  • 14:38Ramadani: Policia e Kosovës merr përgjegjësinë për sigurinë e Manastirit të Deçanit, kjo është një arritje serioze
  • 14:31“Bllokada është skandaloze, duam shtet që të krenohet Evropa”
  • 14:21Rama - VV'së: Kapuni për dore, merreni Kallxo.com dhe Koha.net të vinë në Drejtorinë e Kadastrit dhe Urbanizmit t'i shohin lëndët
  • 14:17“Shteti po shpërbëhet para syve tanë”, Berisha: Duhet të reagojmë, VV do sërish zgjedhje
  • 13:55LBK: Ministër, mjaft më me pompozitetin që dëmton prodhuesit vendorë