Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ish-ministri Mehaj i shko në zyre Ramiz Ladrovcit

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2025 në 16:25
Ish-ministri Mehaj i shko në zyre Ramiz Ladrovcit

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur sot në takim ish-ministrin Armend Mehaj, shkruan Demos.

Lladrovci deklaroi se ata diskutuan për investimet në komunën e Drenasit, dhe se pranoi urimet për fitoren e 12 tetorit.

“Me kënaqësi, prita në takim mikun tim dhe të familjes, ish ministrin e Mbrojtjes, z. Armend Mehaj, së bashku me dy biznesmenë nga Norvegjia. Para se të diskutonim për investimet në komunën e Drenasit, pranova urimet për fitoren e 12 Tetorit. Mysafirët i falënderova dhe theksova se duam të arrijmë që komuna e Drenasit të shpallet dhjetë herë kampion i performancës.

Drenasi, duke qenë në zemër të Kosovës, është komunë strategjike për investime, me administratë efikase, miqësore për investitorët dhe ofron lehtësira maksimale për të bërë biznes. Po ashtu, theksova se jo vetëm Parku i Biznesit “Drenasi 1 dh 2”, por edhe në disa zona tjera, me hartat zonale janë paraparë për zhvillimin ekonomik.

Prodhimtaria është shumë e rëndësishme për vendet e reja të punës, në veçanti për të rinjtë tanë, prandaj ne jemi në shërbim të investitorëve. E falënderova Armendin dhe miqtë e tij investitorë për konsideratën dhe vënien e komunës tonë prioritet për investime, duke i siguruar se do të ofrojmë gjithë mbështetjen ligjore për të ecur investimi mbarë. Faleminderit Armend!”, shkroi Lladrovci.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:34Pushtet i ri në Serbi, qasje e vjetër ndaj Kosovës
  • 23:11Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë
  • 22:51Pandeli Majko trondit Asamblenë e PS-së: Kam informacion për 1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive, jepni dorëheqjen
  • 22:50Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
  • 22:24Maqedonci: Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme amerikane