Kreu i MeRA25, ish-ministri grek i financave Yanis Varoufakis në Debat Plus ka deklaruar se Kosova gaboi kur pranoi Euron si monedhën e tyre.
“E kuptoj nevojën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian për shkaqe politike, shkaqe të sigurisë apo arsye të simbolikave, por jo për aspektin e zhvillimit ekonomik. Asnjë ekonomi nuk mund të zhvillohet nëse e përdorë valutën e dikujt tjetër”, tha Varoufakis në Debat Plus të RTV Dukagjini.
“Kosova nuk është dashur ta pranojë valutën euro pasi kjo për ju edhe sot mbetet problem. Kosovë është vend i vogël, por edhe Islanda ka qenë vend i vogël por e ka pasur valutën e vet”, ka shtuar Varoufakis.
Ish-ministri grek i financave thotë se institucionet financiare në Kosovë duhet të vendosin në përdorim valutën digjitale.
