Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin

GD
Gazeta Demos14 qershor 2026 në 15:49
Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin

Ish Ministri britanez Denis Macshane, i cili ka shërbyer në qeverinë e kryeministrit Tony Blair, javën e kaluar morri pjesë në konferencën “Urat e Kujtimit”, organizuar nga organizatat “Liria ka Emër” dhe KIPRED.

Me këtë rast, Macshane është fokusuar edhe në gjykimin e Hashim Thaçit në Dhomat e Posaçme. Macshane e quajti Thaçin “një nga arkitektët më të suksesshëm të komunikimit politik të kohës së luftës i cili arriti të bindte median ndërkombëtare dhe madje edhe Sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright të refuzonin propagandën shumë më të sofistikuar dhe më të financuar të regjimit serb”, megjithatë vendosi “vullnetarisht të dorëzohej para Dhomave të Specializuara në Hagë në nëntor të vitit 2020.”

Ish-ministri Macshane, i cili kishte edhe karierë si gazetar dhe autor librash, akuzoi disa qarqe perëndimore për zhvillimet në Hagë: “Shpresa naive e disa qarqeve perëndimore se udhëheqësit kosovarë mund të viheshin në të njëjtin plan moral e juridik me skuadrat vdekjeprurëse të regjimit të Millosheviqit ka rezultuar një rrugë pa dalje”

Por përkundër meritave të Thaçit, Macshane pohoi se “që prej asaj kohe ai vazhdon të mbahet në paraburgim. Deri më sot nuk është paraqitur asnjë dëshmi bindëse apo dëshmi e besueshme që do të mund të çonte në dënimin e tij.”

Denis Macshane përfundon se “megjithatë, aq shumë është investuar në idenë se gjykatat ndërkombëtare, gjyqtarët, prokurorët dhe procedurat ligjore mund të sjellin mbyllje plagësh, pajtim dhe harmoni pas konflikteve të përgjakshme, saqë askush nuk duket i gatshëm të pranojë një të vërtetë të pakëndshme: Kosova rrezikon të mbetet një shtet i cunguar, për aq kohë sa Bashkimi Evropian vazhdon të tolerojë fiksionin se njohja e saj e plotë si shtet nuk është e domosdoshme.”/ Dukagjini

Më shumë nga Lajme

  • 17:11Thirrja e mërgimtarit për pushkatim ndaj Haradinajt, reagojnë nga Aleanca
  • 17:09Lladrovci: Kushdo që shkel Kushtetutën, nuk do të duhej të ketë të drejtë në postet publike e as për Kuvend për pesë mandatet e ardhme
  • 17:02Çitaku: Edhe nesër do të jemi në Kuvend, sërish do bëjmë kërkesë për seancë – PDK do të jetë aktive
  • 16:45Miftaraj kërkon reagimin e prokurorisë pas thirrjes të mërgimtarit për pushkatim ndaj Haradinajt: S'ka nevojë me u tut
  • 16:43Çitaku: Mandatin na e kanë dhënë qytetarët, jo Albin Kurti