Keir Starmer ka thënë se Evropa duhet të ndërtojë një kornizë të përbashkët sigurie, duke paralajmëruar se ndryshimi në marrëdhënien e saj të mbrojtjes me SHBA-në është i përhershëm dhe jo “një devijim i presidencës Trump”.
Ish-kryeministri britanik tha se një kornizë e përbashkët sigurie për Evropën ishte e nevojshme po aq sa një treg i përbashkët, me Mbretërinë e Bashkuar në qendër të tij, shkruan BBC.
Ai paralajmëroi se gjërat nuk do të kthehen siç ishin, duke shtuar se SHBA-ja e kishin bërë të qartë se nuk do t’i “financojnë” më aleatët e tyre evropianë.
