Ish-deputeti njëherit edhe ish-kandidat për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj ka konfirmuar mbështetjen për kandidatin për kryetar të Istogut, Ukë Blakajn, shkruan GazetaDemos.
“Konfirmoj mbështetjen për Ukë Blakajn në Istog. Besoj në potencialin e tij, përvojen e marr në Gjermani dhe synimin e pastër për Istogun”, u shpreh Dreshaj.
Tutje ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të Istogut për mbështetje për Blakajn, duke listuar disa arsye pse ai duhet të jetë në krye të Komunës.
“Pse Ukë Blakaj:
• Sipërmarrës me përvojë nga Gjermania.
• Kthen dijen dhe eksperiencën për të forcuar vendlindjen e tij.
• Nuk kërkon pasuri personale – qëllimi i tij është të përmirësojë jetën e qytetarëve të Istogut.
• Dijet dhe aftësitë e tij do të vazhdojnë investimet në infrastrukturë dhe turizëm dhe do të sjellin iniciativa të reja për të gjithë komunitetin”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Konfirmoj mbështetjen për Ukë Blakajn në Istog. Besoj në potencialin e tij, përvojen e marr në Gjermani dhe synimin e pastër për Istogun.
Të dashur qytetarë të Istogut,
Nën qeverisjen e Ramush Haradinajt, komuna jonë brenda vetëm 1.5 vitesh ka përfituar afërsisht 10 milionë euro investime në projekte jetike!
Të dy rrugët malore tani lidhin më mirë fshatrat tona.
