Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Irani kërcënon objektet e Marinës Amerikane në Detin e Kuq

GD
Gazeta Demos16 mars 2026 në 15:06
Irani kërcënon objektet e Marinës Amerikane në Detin e Kuq

Ushtria iraniane ka paralajmëruar se objektet në Detin e Kuq të përdorura nga Marina Amerikane do të konsiderohen “objektiva të mundshëm” – duke shënuar kërcënimin e parë të qartë të Teheranit kundër pranisë së ushtrisë amerikane në këtë rrugë detare kritike.

“Prania e aeroplanmbajtëses amerikane Gerald R. Ford në Detin e Kuq konsiderohet një kërcënim për Iranin”, ka deklaruar komanda e bashkuar ushtarake e Iranit, shkruan CNN.

“Prandaj, qendrat logjistike dhe të shërbimit që mbështesin grupin detar të përmendur në Detin e Kuq do të konsiderohen si objektiva të mundshme nga forcat e armatosura të Iranit”, shtoi ajo. Ndryshe, Deti i Kuq është shtëpia e disa porteve saudite që merren me eksportet e naftës dhe transportin e anijeve të tjera tregtare

Arabia Saudite ka rritur eksportet e naftës nga Yanbu dhe terminalet e tjera në bregdetin e Detit të Kuq, mes një mbylljeje pothuajse të plotë të trafikut përmes Ngushticës së Hormuzit

Raportohet se së fundmi Forcat Ajrore Izraelite goditën dhe shkatërruan aeroplanin e ish-udhëheqësit suprem iranian Ali Khamenei në aeroportin Mehrabad të Teheranit.

Ushtria shtoi se shkatërrimi i “asetit strategjik” është një goditje ndaj “aftësive koordinuese” të Iranit “ndërtimit të fuqisë ushtarake dhe aftësive të regjimit për rehabilitim”.

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Arifi: Piskamat e Kurtit nuk janë për shtet, por për pushtet
  • 23:22Predikuesi fetar nga Bosnja, Elvedin Peziq, shoqërohet nga Policia e Kosovës
  • 23:21Peci: Kam ankth ta them, por Kurti pas 6 shtatorit mund të bëjë diçka që Kosova s’ka parë me sy
  • 23:06Moti për të premten
  • 22:57Behrami: S’e nxjerrim Kurtin nga zyret, ai mund të dënohet për shkelje ligji