Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Irani: Hormuzi do të rihapet kur SHBA-ja të pranojë kërkesat tona

GD
Gazeta Demos9 gusht 2026 në 15:24
Irani: Hormuzi do të rihapet kur SHBA-ja të pranojë kërkesat tona

Një nga strukturat më të fuqishme ushtarake elitare të Iranit tha se Ngushtica e Hormuzit nuk do të rihapet derisa Shtetet e Bashkuara të pranojnë të gjitha kërkesat e Teheranit.

Deklarata e Hussein Mohebit, zëdhënësit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), ishte mesazhi i fundit sfidues nga zyrtarët iranianë, teksa përpjekjet për të negociuar përfundimin e luftës, që ka nisur më shumë se pesë muaj më parë pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Republikës Islamike, po zvarriten.

Irani ka mbyllur këtë rrugë të rëndësishme ujore, duke prekur kalimin e dërgesave të naftës për në tregjet globale. Teherani e ka përdorur mbylljen e ngushticës si një kartë të rëndësishme në negociatat me Uashingtonin.

Irani dhe Omani, ujërat territoriale të këtij të fundit ndodhen në anën jugore të ngushticës, po zhvillojnë bisedime për krijimin e një sistemi tarifimi për anijet që kalojnë nëpër të.

Televizioni shtetëror iranian e citoi Mohebin më 9 gusht të ketë thënë se IRGC-ja do ta mbajë të mbyllur këtë rrugë ujore.

“Strategjia jonë aktuale është ta mbajmë të mbyllur këtë ngushticë derisa armiku të pranojë të gjitha kushtet tona”, citohet të ketë thënë ai. “Ngushtica tani është në fakt një teatër lufte për ne dhe jo thjesht një rrugë ujore”.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Iranit tha se nuk po zhvillohen bisedime të drejtpërdrejta me Uashingtonin, por vetëm përmes ndërmjetësve.

Duke folur për agjencinë e lajmeve Mehr, Abbas Araqchi akuzoi Uashingtonin për shkeljen e një marrëveshjeje të përkohshme, që palët nënshkruan në qershor.

Araqchi tha po ashtu se Irani dhe Omani janë në “fazat përfundimtare” të negociatave për kalimin përmes ngushticës.

Në një intervistë për Fox News, të transmetuar më 8 gusht, nënpresidenti amerikan, JD Vance, deklaroi se synimi i Uashingtonit është “të shohë të njëjtën sasi nafte dhe gazi të dalë nga Gjiri Persik siç dilte para se të fillonte konflikti”.

“Pikërisht këtë na kanë thënë iranianët se do ta bëjnë”, tha Vance. “Por, siç e dini, ne nuk u besojmë”, shtoi ai./REL

iranirihapetpranojë

Më shumë nga Lajme

  • 16:25Vuçiq thotë se ka ftuar ekspertë për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër
  • 16:12Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare të Kosovës
  • 15:46Kruja nuk gjen qetësi: Riaktivizohet një tjetër vatër zjarri
  • 15:33“Vezë për Kurtin në mes të krisës politike”, DW rikujton se ndërprerja e seancave me gaz është specialitet i VV-së
  • 15:22Ministri turk: Pakti i mbrojtjes mes Turqisë, Pakistanit dhe Arabisë Saudite nuk e shënjestron Iranin