Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IQMT paralajmëron gjoba deri në 9 mijë euro për bizneset: Tërhiqni menjëherë produktet e qumështit me përmbajtje të padeklaruar

GD
Gazeta Demos14 gusht 2026 në 16:24
IQMT paralajmëron gjoba deri në 9 mijë euro për bizneset: Tërhiqni menjëherë produktet e qumështit me përmbajtje të padeklaruar

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka paralajmëruar të gjitha bizneset prodhuese, marketet dhe subjektet e tjera që tregtojnë produkte të qumështit që të tërheqin menjëherë nga tregu produktet e konstatuara si të papërputhshme.

IQMT u referohet raporteve zyrtare të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), me numër 4942, të datës 27 korrik 2026, dhe 5203, të datës 10 gusht 2026.

“U bëjmë thirrje të gjitha bizneseve prodhuese të produkteve të qumështit, marketeve dhe çdo subjekti tjetër që tregton produkte të qumështit, që menjëherë të tërheqin nga tregu të gjitha produktet e konstatuara si të papërputhshme”, thuhet në njoftimin e IQMT-së.

Sipas IQMT-së, nga sot do të intensifikohen kontrollet në të gjitha subjektet që tregtojnë këto produkte, në kuadër të kompetencave të përcaktuara me Ligjin për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.

Institucioni ka paralajmëruar masa ndëshkuese për bizneset ku gjatë inspektimit konstatohet prania e produkteve të qumështit me mospërputhje, të cilat nuk janë tërhequr nga tregu sipas kërkesave të inspektorit.

“Sipas nenit 14 të Ligjit Nr. 08/L-279, me gjobë në shumë prej tre mijë (3.000) deri në nëntë mijë (9.000) euro dënohet personi juridik i cili nuk eliminon parregullsitë e konstatuara nga inspektori brenda afatit të përcaktuar në procesverbal dhe nuk vepron sipas kërkesës së inspektorit”, thuhet në njoftim.

IQMT ka theksuar se mos tërheqja nga tregu e produkteve të konstatuara me mospërputhje, përfshirë produktet me përmbajtje të padeklaruar, përbën shkelje të kërkesave ligjore dhe cenon interesat dhe të drejtat e konsumatorëve.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes IQMT-së, do të intensifikojë edhe më shumë kontrollet në treg, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të respektimit të kërkesave ligjore”, thuhet më tej.

IQMT u ka bërë thirrje bizneseve që të veprojnë menjëherë dhe me përgjegjësi, duke i tërhequr nga tregu produktet e identifikuara me mospërputhje dhe duke respektuar kërkesat e organeve kompetente.

“Mbrojtja e konsumatorit dhe siguria e produkteve në treg janë përgjegjësi e përbashkët”, përfundon njoftimi.

qumështitiqmtmijë

Të ngjashme

KRU “Prishtina” shkyç konsumatorë me borxhe deri në 3 mijë euro, gjenden edhe lidhje ilegale

KRU “Prishtina” shkyç konsumatorë me borxhe deri në 3 mijë euro, gjenden edhe lidhje ilegale

13:02
Subvencionimi i teksteve: Gati 180 mijë aplikime, afat veç edhe nesër

Subvencionimi i teksteve: Gati 180 mijë aplikime, afat veç edhe nesër

20:41
IQMT tërheq nga tregu shtatë produkte qumështi, paralajmërohen gjoba për operatorët

IQMT tërheq nga tregu shtatë produkte qumështi, paralajmërohen gjoba për operatorët

18:20
I kërkoi 50 mijë euro duke e kërcënuar me publikimin e fotografive, arrestohet në flagrancë i dyshuari në Prizren

I kërkoi 50 mijë euro duke e kërcënuar me publikimin e fotografive, arrestohet në flagrancë i dyshuari në Prizren

16:01

Më shumë nga Lajme

  • 18:54Çfarë tha Vezir Haziraj në Polici? Flet avokati i tij
  • 18:31Burrë e grua infermierë i japin ndihmën e parë të aksidentuarve në Klinë
  • 18:05Të martën takimi në Presidencë- Kush i tha “po” e kush e refuzoi Albulena Haxhiun?
  • 18:03Gara nga Komisioni për të pagjeturit për gërmimet në Zubin Potok: Herët të flitet për numrin e viktimave, policia po ruan lokacionet
  • 18:01Hamiti për ftesën e Haxhiut drejt liderëve politikë: Nuk është aspak serioze