Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IPK publikon raportin e inspektimit: Dyshime për mospërputhje në shqiptimin e gjobave për tejkalim të shpejtësisë

GD
Gazeta Demos30 korrik 2025 në 09:13
IPK publikon raportin e inspektimit: Dyshime për mospërputhje në shqiptimin e gjobave për tejkalim të shpejtësisë

Inspektorati Policor të Kosovës (IPK) ka publikuar Raportin e inspektimit të jashtëzakonshëm në fushën “Përdorimi i teknologjisë për matjen e shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve në trafik”.

Sipas një njoftimi për media inspektimi është realizuar me kërkesë të Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së, për të vlerësuar praktikat e përdorimit të pajisjeve digjitale për matjen e shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve si dhe bazuar në informacionet që IPK kishte pranuar se zyrtarët policorë për arsye të ndryshme nuk i gjobisin kundërvajtësit për shkeljet që i kanë kryer.

Tutje në njoftim thuhet se inspektimi ad hoc ka ofruar mundësi për t’u njohur me përdorimin efektiv të këtyre pajisjeve dhe për të verifikuar nëse njësitë e trafikut i ekspozohen abuzimeve të mundshme.

“Objektivat e këtij inspektimi kanë qenë: identifikimi i teknologjisë për matjen e shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve në rrugë, vlerësimi i përdorimit racional dhe efektiv të pajisjeve në rastet e rrezikimit të trafikut nga ngasësit që nuk respektojnë kufizimet për shpejtësinë e lejuar, si dhe vlerësimi i përputhjes së numrit të matjeve në raport me numrin e kundërvajtjeve dhe gjobave të shqiptuara”, thuhet një njoftim.

Siç bëhet e ditur në njoftim thuhet se inspektimi ka vënë në pah se ka dobësi/të meta në pasqyrimin e të dhënave në gjoba në raport me shkeljet dhe që këto sjellin dyshime se mund të abuzohet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

“Gjatë krahasimit të të dhënave në gjoba dhe atyre të regjistruara në radar gjatë inspektimit janë hasur katër natyra të mospërputhjeve:- Shpejtësia e lëvizjes së mjetit e përshkruar në gjobë është më e ulët se ajo e regjistruar në radar (në 55 nga 84 mostra/gjoba); -Shpejtësia e kufizuar në radar ndryshon nga ajo e regjistruar në gjobë (në 23 nga 84 mostra); Lloji i shkeljes në gjobë ndryshon nga ajo e matur me radar (në 3 nga 84 mostra) Shqiptohet gjobë për tejkalim të shpejtësisë në bazë të një neni (paragrafi) jo adekuat të ligjit (në 3 nga 84 mostra)”.

Më shumë nga Lajme

  • 23:52Shkoi jashtë vendit për t’u trajtuar, vdes veterani i UÇK-së, Musli Krasniqi
  • 23:38Lajmërohet nga arratia Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen në Istog: E bëra për vetëmbrojtje
  • 23:20Albin Kurti shkon në Gjakovën e Gjinit, kjo është arsyeja
  • 23:10Ramadani i përgjigjet Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën: Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare
  • 23:00Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Rasimi i TikTok-ut