Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Dhuna në protestën në Tiranë, gjashtë persona arrestohen, tre procedohen dhe dy shpallen në kërkim

GD
Gazeta Demos1 nëntor 2026 në 10:40
Dhuna në protestën në Tiranë, gjashtë persona arrestohen, tre procedohen dhe dy shpallen në kërkim

Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë, tre të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa dy janë shpallur në kërkim, pas akteve të dhunës të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë.

Sipas Policisë, gjatë tubimit protestuesit kanë kundërshtuar dhe sulmuar punonjësit e rendit me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike.

Gjatë protestës është bllokuar edhe qarkullimi rrugor, ndërsa janë djegur kazanë të mbeturinave.

Në mesin e të arrestuarve janë A. Sh., 26 vjeç, L. K., 18 vjeç, F. Ç., 38 vjeç, K. R., 35 vjeç, një shtetas i huaj dhe dy të mitur. Gjatë kontrolleve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar bomba molotov në posedim të dy prej të arrestuarve.

Hetimet janë zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë, ndërsa autoritetet po vazhdojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për disa vepra penale, përfshirë “Vrasjen e punonjësit të Policisë”, të mbetur në tentativë, “Kundërshtimin e punonjësit të Policisë”, “Prishjen e qetësisë publike”, “Shkatërrimin e pronës me zjarr” dhe “Pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit”.

tiranëgjashtëpersona

Të ngjashme

Dy persona të maskuar hyjnë në një shtëpi në Koshare të Ferizajt dhe vjedhin stoli ari

Dy persona të maskuar hyjnë në një shtëpi në Koshare të Ferizajt dhe vjedhin stoli ari

08:56
Protesta e së shtunës në Tiranë, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare

Protesta e së shtunës në Tiranë, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare

23:26
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17

19:28

Më shumë nga Lajme

  • 11:45Publikohet një tjetër letër e Arlinda Zekajt, i lutet gjykatësit për caktimin e urdhrit mbrojtës
  • 11:19Protestat për Arlinda Zekajn, RrGGK dënon fushatën denigruese ndaj aktivistes Molliqaj
  • 11:04Hoti: Qeveria shkel ligjin, nuk e miraton buxhetin për 2027 brenda afatit të përcaktuar me ligj
  • 10:51Aleancë për të Ardhmen: Thellohet bashkëpunimi BE – Kanada
  • 10:21Rama kujton Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Kosova e lirë do ta ketë përherë Zahirin në themelet e saj