Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Aleancë për të Ardhmen: Thellohet bashkëpunimi BE – Kanada

GD
Gazeta Demos1 nëntor 2026 në 10:51
Aleancë për të Ardhmen: Thellohet bashkëpunimi BE – Kanada

Bashkimi Evropian dhe Kanadaja duan ta thellojnë ndjeshëm bashkëpunimin e tyre.

Në një samit në Montreal, u themelua një “Aleancë për të Ardhmen”.

Synimi është krijimi i një hapësire të përbashkët prosperiteti dhe sigurie ekonomike.

Për këtë qëllim, zinxhirët e furnizimit duhet të bëhen më të qëndrueshëm dhe të reduktohen rreziqet e përbashkëta ekonomike.

Gjithashtu, të dyja palët synojnë të forcojnë bashkëpunimin në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes, energjisë, arsimit, tregtisë, hapësirës dhe Al.

Një vend me karakter evropian

Kryeministri kanadez Mark Carney e cilësoi këtë si një hap drejt “një bote më të qëndrueshme ndaj krizave”.

Sipas tij, shoqëritë po përballen me sfida dhe tronditje të reja.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi, se në Montreal po hapet një kapitull krejtësisht i ri në historinë e përbashkët.

Presidenti i Këshillit Evropian António Costa e cilësoi Kanadanë si “vendin më evropian ndër vendet joevropiane”.

Kanadaja vend anëtar apo jo?

Debate pati rreth termit “anëtar i asociuar”. Carney kishte synuar që Kanadaja të bëhej anëtari i parë i asociuar i BE-së.

Në veçanti, kancelari gjerman Friedrich Merz (CDU) e kundërshtoi këtë ide dhe termi u hoq nga deklarata përfundimtare.

Von der Leyen tha, se Kanadaja nuk mund të bëhet anëtare me të drejta të plota, por synimi është që marrëdhëniet mes dy palëve të jenë sa më të ngushta.

Në sfond janë marrëdhëniet e tensionuara të të dyja palëve me SHBA-në dhe Kinën.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka cilësuar afrimin e Kanadasë me BE-në si qesharak dhe ka kërcënuar me ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare.

Kanadaja do të kontribuojë në kredinë për Ukrainën

BE-ja është partneri i dytë më i madh tregtar i Kanadasë pas SHBA-së.

Marrëveshja e tregtisë së lirë CETA është prej vitesh në zbatim të përkohshëm.

Kanadaja synon gjithashtu të marrë pjesë në financimin e kredisë prej 90 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën. Qeveria në Otava fillimisht nuk dha hollësi të tjera.

evropianaleancëardhmen

Të ngjashme

Komisioni Evropian kërkon progres në dialog, kritika për Kosovën dhe Serbinë

Komisioni Evropian kërkon progres në dialog, kritika për Kosovën dhe Serbinë

19:35
Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE

16:03
Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE

14:12

Më shumë nga Lajme

  • 12:01Incident në Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë- Dardane Sogojeva Shala denoncon Rilind Berishën për kanosje
  • 11:45Publikohet një tjetër letër e Arlinda Zekajt, i lutet gjykatësit për caktimin e urdhrit mbrojtës
  • 11:19Protestat për Arlinda Zekajn, RrGGK dënon fushatën denigruese ndaj aktivistes Molliqaj
  • 11:04Hoti: Qeveria shkel ligjin, nuk e miraton buxhetin për 2027 brenda afatit të përcaktuar me ligj
  • 10:40Dhuna në protestën në Tiranë, gjashtë persona arrestohen, tre procedohen dhe dy shpallen në kërkim