Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ipeshkvi i Kosovës bën thirrje për unitet dhe mirëkuptim: Bota asnjëherë s’ka qenë më e trazuar

GD
Gazeta Demos20 mars 2026 në 09:49
Ipeshkvi i Kosovës bën thirrje për unitet dhe mirëkuptim: Bota asnjëherë s’ka qenë më e trazuar

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji ka uruar të gjithë qytetarëve të Kosovës Fitër Bajrami pavarësisht fesë që u takojnë.

Ai së bashku me një delegacion nga Kisha Katolike ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u ka uruar festën e Fitër Bajramit me mesazhin për unitet dhe tolerancë ndërfetare.

Gjergji shpreson për paqe në të gjithë botën, pasi sipas tij, ajo asnjëherë nuk ka qenë më e trazuar.

“Është një moment i mirë që të gjithë së bashku të festojmë. Ju uroj të gjithëve pavarësisht besimit katolik apo mysliman. Ne të gjithë kemi paqe në zemrat tona, harmoni dhe lumturi në familjet tona e mirëkuptim në shoqërinë tonë. I ftoj të gjithë të lutemi për paqe në botë sepse bota asnjëherë s’ka qenë më e trazuar se në këto momente. Ne në të vërtetë i festojmë Bajram e Pashk, por shqiptarinë e kemi bashkë dhe të ardhmen duhet ta ruajmë si të tillë”, tha ai.

BIK-un pritet ta vizitojnë edhe përfaqësues tjerë të institucioneve dhe liderë politikë.

Më shumë nga Lajme

  • 14:46Bedri Hamza i prerë: PDK nuk pranon kushte!
  • 14:45Hamza: Ligji për Specialen të aprovohet, nuk ka pengesa ligjore e procedurale
  • 14:41Hamza: Po kërkojmë seancë të jashtëzakonshme për ta aprovuar në lexim të dytë Ligjin për Specialen, Aleanca na i dha nënshkrimet
  • 14:39Mihali e quan Çlirim Hazirin “piun të Sami Lushtakut”: E keqpërdor emrin e babait dëshmor për interesa të një krahu të PDK-së
  • 14:25Kurti pyetet nëse do të ketë seancë: Do t’ju drejtohem më vonë