Inspektorati Qendror i Punës gjatë inspektimit në një shtëpi private në komunën e Prizrenit, ka konstatuar se kishte parregullësi në mosmarrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë shtëpi private, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

Inspektorati Qendror i Punës deklaron se mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.