Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë masa për ndalimin e përkohshëm të punimeve në nëntë objekte ndërtimi, tetë prej tyre në Rajonin e Prishtinës dhe një në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë kontrolleve në terren janë evidentuar parregullsi në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.
Për shkak të këtyre shkeljeve, inspektorët kanë vendosur ndalimin e përkohshëm të punimeve deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët.


