Ilmi Mustafa, aktivist dhe afarist i njohur në Gjermani, ka vendosur të kandidojë për Asamblenë Komunale në Gjilan nga radhët e AAK-së.
Me përvojën e tij të gjatë si veprimtar në diasporë dhe si biznesmen i suksesshëm, Mustafa synon të kontribuojë në zhvillimin e komunës së Gjilanit dhe në përfaqësimin e interesave të qytetarëve në nivel lokal.
