Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka falënderuar nga zemra familjet Balaj dhe Muzlijaj për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë takimeve të zhvilluara së fundmi.
“Në odën e familjes Balaj dhe në shtëpinë e familjes Muzlijaj kaluam çaste jashtëzakonisht të mira. Nga ta kuptuam se rrugëtimi ynë po vazhdon drejt fitores së madhe më 12 tetor,” ka thënë Ferati.
Ai u shpreh se falë mbështetjes së qytetarëve dhe angazhimit të përbashkët, suksesi është i pashmangshëm.
