Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, së bashku me bashkëpunëtorë, është pritur në një ambient familjar nga familja Bardhecaj dhe banorë të fshatit Muzhevinë.
Në këtë takim, Ferati tha se diskutimet me banorët ishin shumë të afërta, duke evidentuar nga afër kërkesat dhe nevojat e tyre. Ai theksoi se kjo qasje vjen si rezultat i familjarizimit dhe besimit që banorët kanë ndërtuar gjatë viteve në rrugëtimin e përbashkët.
