Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka takuar disa nga banorët e lagjeve në Banjë, ku ka marrë përkrahje të fuqishme për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe për programin e tij për një Istog për të gjithë.
Ferati ka falënderuar banorët për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se rrugëtimi për zhvillimin e komunës do të vazhdojë me bashkëpunim e përkushtim të ndërsjellë.
“Faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme ✌🏻!”, ka shkruar Ferati.
